8.5 C
Tirana

Nigeri, rrëmbehen mbi 20 persona

Më datë:

Gjatë një sulmi të armatosur në veriperëndim të Nigerisë janë rrëmbyer 21 person.

Mediat lokale theksojnë se persona të paidentifikuar kanë hyrë në fshatin Udawa në Kadun. Janë rrëmbyer 21 persona, përfshirë edhe të mitur dhe janë plagosur shumë persona.

Muhammad Jalige, zëdhënësi i policisë së Kaduna, konfirmoi këtë ngjarje duke theksuar se në vendin e ngjarjes janë dërguar forca të sigurisë.

Siç tha, personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa në rrjedhë është aksioni për kërkimin dhe shpëtimin e të rrëmbyerve.

Në veriperëndim të Nigerisë, për shkak të kullotave shpesh ndodhin përleshje midis banorëve të fshatrave dhe barinjve që vijnë nga pjesë të tjera të Nigerisë, veçanërisht midis barinjve nga komuniteti Fulani dhe fiseve që jetojnë me bujqësi.

Pjesëtarët e komunitetit Fulani pretendojnë se fermerët përpiqen të vjedhin bagëtinë e tyre dhe shpesh i sulmojnë ata.

Si rezultat i këtyre përplasjeve në zonë, rreth 2 mijë njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Raste alarmante në familje: 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai”

Dhunë në familje në Këlcyrë. Mësohet se një 30-vjeçare pas...

Rama ngre në piedestal ministren e IA dhe kujton se nga u frymëzua për Diellën

https://www.youtube.com/live/vzXa4QMc2vY?si=2Ko1Dv6mtv3bUiAx Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në panelin e...