22.5 C
Tirana

Ngjarje e dhunshme në Beograd: tym e flakë para parlamentit, plagoset qytetari

Më datë:

Mediat serbe raportojnë se një incident i rëndë ndodhi para godinës së Kuvendit të Serbisë, ku një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, 22 tetor, në “Pionirski park”, ku prej ditësh ka pasur protesta dhe bllokada.

Personi i dyshuar për sulmin, i identifikuar si V. A. (30), është arrestuar nga policia dhe u ndalua, nën akuza për tentativë vrasjeje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Pas të shtënave, agresori ka djegur një tendë, që ishte e vendosur në zonën e protestës. Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe janë duke punuar për shuarjen e plotë të zjarrit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe sipas raportimeve të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe pritet një reagim dhe nga qeveria serbe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...