Ngjarja në Kavajë/ Autori me precedent penal, kishte njohje me të plagosurin

Më datë:

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja në Kavajë, ku Emiljano Sina ka plagosur bashkëmoshatarin e tij Shkëlzen Shehu.

Mësohet se autori ështe me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu ai ka pasur njohje të mëparshme me Shkelzën Shehun dhe në fjalë e sipër kanë bërë sherr, që ka degraduar në përdorimin e armës dhe plagosjen në këmbë të 34-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...