14.5 C
Tirana

Nga lufta ndaj korrupsionit, te dorëzimi i detyrës, kreu i SPAK takim me studentët në Durrës: Kam qenë gjithmonë i pavarur

Më datë:

Në një takim me studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm përgjegjësi e SPAK-ut, por një detyrë që duhet të përfshijë të gjitha institucionet dhe vetë shoqërinë.

Ai u shpreh se, ndonëse SPAK është krijuar vetëm prej pak vitesh, sot funksionon plotësisht dhe ka arritur rezultate konkrete.

Para pedagogëve dhe studentëve, Dumani pranoi se gjatë këtyre viteve janë hasur sfida dhe problematika, por shtoi se bilanci i punës është i prekshëm dhe i matshëm. Ai nënvizoi se SPAK ka ngritur akuza ndaj personave me peshë të rëndësishme politike, kryetarë bashkish, deputetë dhe deri te ministra. Sipas tij, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se për rreth 50% të personave ndaj të cilëve janë ngritur akuzat, gjykatat kanë dhënë tashmë vendime.

Në përfundim të mandatit të tij, Dumani u shpreh i kënaqur me arritjet e institucionit që ka drejtuar. Të martën e ardhshme, ai do t’i dorëzojë detyrën Klodian Brahos, i cili do të marrë drejtimin e SPAK për tre vitet në vijim.

Organizuar nga Komiteti i Helsinkit dhe BE, takimi me studentët e UAMD u zhvillua në kuadër të bashkëbisedimit me temë “Lufta kundër korrupsionit”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të...

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...