Nga Franca e Turqia për të kaluar emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohet 40-vjeçari dhe procedohen dy të tjerë

Më datë:

Një 40-vjeçar me banim në Francë është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa janë proceduar penalisht dy të tjerë, njëri me banim në Turqi dhe tjetri në Francë.

Sipas bluve të Durrësit, shtetasit e mësipërm janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme dy emigrantë, të cilët i kishin fshehur në një makinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe proceduan penalisht shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti shpall fitoren dhe zbulon lëvizjen e radhës: Takime me të gjitha partitë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren...

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...