Nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Ja pikat që pritet të diskutohen

Më datë:

Nesër hapet sesionin i VI -të i Legjislatures së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas gati një muaji pushim, e hëna rikthen në punë deputetët, të cilët do të angazhohen jo vetëm në seancë plenare, por edhe në komisione parlamentare.

Gjatë kësaj legjislature, Parlamenti do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit.

Seanca e nesërme, e cila pritet të jetë thjesht formale do të mbahet në orën 17:00 dhe në rend të ditës janë pesë pika:

1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të dateës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Miratimi i Programit 6-javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar-7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)

5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar-7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)

6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...