22.5 C
Tirana

Nëna nga Idlibi që humbi 13 anëtarë të familjes: Zëri i avionëve m’i kujton fëmijët dhe dhimbjet

Më datë:

Nëna Um Mustafa, e cila nga sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit në Siri dhe mbështetësve të tij ka humbur 13 anëtarë të familjes, nga njëra anë lufton me motin e ftohtë në kampin ku është strehuar ndërsa nga ana tjetër ëndërron sërish të flejë në një vend të ngrohtë.

Ende vazhdon tragjedia e qindra mijëra civilëve të cilët kanë migruar në linjën kufitare me Turqinë për shkak të sulmeve të Rusisë, regjimit të Assadit dhe terroristëve të mbështetur nga Irani.

Të paktën 65 familje të strehuar në rajonin Maarbun në veri të Idlibit jetojnë në mjerim në tendat e improvizuara.

Në rajonin ku dimri është i vështirë, shumica e tendave janë pa sobë dhe në baltë.

Familjet që vazhdojnë të presin në mënyrë të dëshpëruar, shpresojnë se do të përfundojnë sulmet dhe do të kthehen në shtëpi.

Um Mustafa nga rajoni Sinxhar i Idlibit në një prononcim për Anadolu Agency (AA), tregoi se ishin të detyruar të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të sulmeve të regjimit të Assadit dhe Rusisë në Ma’arrat al-Nu’man.

“Gjatë bombardimit u larguam nga qyteza. 5-6 avionë njëkohësisht sulmonin. Derisa dilnim nga qyteza i shënjestruan edhe njerëzit në rrugë. U strehuam këtu. Ju vetë e shihni se në çfarë gjendje është vendi ku qëndrojmë. Këtu nuk ka asgjë. Nuk vijnë as ndihma”, tha ajo.

Ajo më tutje duke treguar se nga tendat rrjedh uji i shiut tha se në një tendë janë detyruar të qëndrojnë dy familje.

Um Mustafa tha se në vendin ku janë strehuar netët janë shumë të ftohta, prandaj për ngrohje përdorin çfarëdo qoftë që të gjejnë.

“Ikëm nga shtëpia pa marrë asgjë. Dola nga shtëpia jonë duke qarë. Qajta gjatë gjithë rrugës. Lamë gjithçka pas. Dolëm vetëm me këto që i kemi mbi ne”, rrëfen në lotë nëna nga Idlibi.

Um Mustafa tha se nga 13 anëtarë nga familja e saj kanë rënë dëshmorë, dy djem, dy motra dhe fëmijë e tyre.

“Zëri i avionit m’i kujton fëmijët që i kam humbur, tokën time dhe dhimbjet. Allahu na udhëzoftë në dritë”, tha Um Mustafa pasi gjatë inçizimit dëgjoi zërat e avionëve.

Ajo me 7.000 lira siriane (rreth 5 euro) në duar theksoi se janë në dëshpërim dhe se kërkojnë që të përfundojnë sulmet për t’u kthyer në shtëpitë e tyre.

Situata në Idlib

Gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, përfshirë edhe disa rajone përreth, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Rusia, regjimi dhe terroristët që i mbështesin që shënjestrojnë Idlibin, vetëm që nga fillimi i vitit 2019 kanë shkaktuar migrimin e rreth 1.3 milionë civilëve në afërsi të kufirit me Turqinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...