10.5 C
Tirana

Në Zvicër kemi sërish rritje të ndjeshme të numrit të infeksioneve

Më datë:

Të hënën, në BAG janë raportuar 449 infeksione të reja me koronavirus për periudhën 72 orëshe.

Në të njëjtën kohë, janë regjistruar 4 vdekje të reja dhe 7 pranime në spital.

Ajo që bie në sy te këto shifra është rastet po shtohen me të madhe.

Numri prej 449 infeksionesh të reja të regjistruara gjatë tri ditëve të fundit është 88 për qind më i madh se një javë më parë

Për krahasim: Të hënën e kaluar, në 72 orë ishin raportuar 239 infeksione të reja, 7 shtrime në spital dhe 4 vdekje, transmeton albinfo.ch. Ndërsa të premten dhe të enjten e kaluar, gjithashtu, numri i rasteve ishte më i lartë se në ditët më parë.

Kjo duket të jetë më shumë sesa një luhatje e përkohshme. Këtë e tregon fundja edhe numri i riprodhimit R, i cili tregon se sa njerëz infekton mesatarisht një person i infektuar., përcjell albinfo.ch.

Ky numër aktualisht është 1.15 dhe pasqyron situatën e rreth dhjetë ditëve më parë. Që nga 20 qershori, sipas llogaritjeve aktuale, R ka qenë përtej kufirit “1”, mbi të cilin numri i rasteve rritet në mënyrë eksponenciale.

Nuk ka rritje të numrit të vdekjeve dhe të shtrimit në spitale

Lajmi i mirë: në gjithë këtë është se aktualisht nuk ka shenja të rritjes së numrit të pranimeve në spital dhe të numrit të vdekjeve.

Falë vaksinimit të një numri të madh të njerëzve veçanërisht të prekshëm, rritja këtu duket  të jetë më e ngadaltë. Sidoqoftë, nëse infeksionet rriten ndjeshëm, pritet që, përkundër vaksinimit, sistemi shëndetësor përsëri mund të mbingarkohet.

Masat e relaksuara mund të kenë luajtur një rol

Sidoqoftë, ekspertët kanë kohë që tregojnë se herët a vonë do të ketë një rritje të konsiderueshme të infeksioneve, përcjell albinfo.ch. Christian Althaus, epidemiolog në Universitetin e Bernës, nuk u tregua i befasuar nga ky lajm.

“Rritja ishte tashmë e dukshme në vendet e tjera dhe për këtë arsye gjithashtu pritej edhe në Zvicër”.

Si arsye të mundshme, ai përmend masat e relaksuara të koronës, shtimin e udhëtimeve, variantin e virusit Delta – “dhe, me shumë mundësi, edhe kampionatin evropian të futbollit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...