5.5 C
Tirana

Në SHBA dhjetë shtete rrezikojnë të kthehen në epiqendra të pandemisë

Më datë:

Dhjetë shtetet të SHBA kanë arritur kulmin e infeksioneve të reja këtë javë dhe mund të bëhen epiqendra e re e pandemisë në botë

California, Arizona dhe Florida janë tre shtetet me rekordin e rasteve në 24 orët e fundit, ndërsa Teksasi renditet i gjashti në numër rastesh, të cilat kanë tejkaluar 100 000.

Alarmi i kuq kështë ngritur gjithashtu në zona të tjera të vendit. Të dhëna për rritjen e rasteve të reja të prekura janë raportuar në Alabama, Nevada, Karolina Veriore, Oklahoma, Oregon dhe Karolina e Jugut.

Numri i përgjithshëm i personave të testuar pozitiv nga Covid u rrit në dy milion e 185 mijë, me një rritje mesatare ditore prej 20 mijë kurse totali I viktimave është rritur në 118.334.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom deklaroi se po mendon ta bëj mbajtjen e maskave të detyrueshme dhe ndërkohë ka urdhëruar qytetarët që ti mbajnë ato si brenda, ashtu edhe jashtë, në prani të njerëzve të tjerë, teksa të mërkurën pati një numër record rastesh të reja, rreth 4000.

Arizona gjithashtu regjistroi kulmin e saj më të lartë me 2.519 raste, pas 2.392 të martën. Por situata në Florida është ajo që ka shkaktuar alarmin më të madh, ku në shtetin jugor ka pasur 3,207 raste të reja që kanë rritur ‘faturën totale’ të pozitivëve në 86 mijë. Sipas studiuesve nga Universiteti i Pensilvania, shteti I Florida ka “të gjitha shenjat të jenë epiqendra tjetër e Covid, teksa ka një rritje të qëndrueshme të pacientëve të shtruar përditë në spitale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Rrezikon deri në 35 vite” – SPAK për Belinda Ballukun

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo...

Berisha denoncon Ramën: “AKSHI tejkalon çdo krim”, tregon skenarin e protestave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili...

SPAK: Dëshmitarët e Ballukut janë kërcënuar gjatë seancave të mbyllura

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00...

I akuzuar për korrupsion dhe trafik droge, arrestohet 64-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

BERAT- Adriano Patozi 64-vjeçari është arrestuar nga policia pasi rezulton...