Në kërkim për kalim klandestinësh në kufi, arrestohet 26-vjeçari në Tepelenë, procedohet penalisht një tjetër

Më datë:

Policia e Tepelenës ka vendosur në pranga 26-vjeçarin, R. Ç., i cili më herët ishte shpallur në kërkim prej tyre.

Dyshohet se shtetasi në fjalë, ka ndihmuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt parave, për të kaluar kufirin.

Ai ka bashkëpunuar me shtetasit P. M. dhe K. R., në furgonin e të cilëve u gjetën plot 26 emigrantë të paligjshëm.

Sakaq, Policia e Tepelenës ka proceduar penalisht 33-vjeçarin S. B., banues në Shkodrën, pasi ai akuzohet për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tepelenë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim R. Ç., 26 vjeç, banues në Pogradec.

Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në datën 14.03.2021, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët janë arrestuar në flagrancë, është kapur në vendin e quajtur “Ura e Drithasit”, duke transportuar me një mjet furgon, 26 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin S. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në automjetin që drejtonte ky shtetas udhëtonte si pasagjer shtetasi i shpallur në kërkim R. Ç.

Shtetasi R. Ç. iu dorëzua shërbimeve të DVP Korçë, për procedura të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji i ri për energjinë elektrike synon treg të hapur, çmime transparente dhe integrim me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim...

Tensione në Kuvend, opozita sjell në vëmendje rastet e fundit të SPAK

Opozita e ka nisur ndryshe senacën e sotme plenare....

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...