4.5 C
Tirana

Në Aeroportin e Bazelit, parkimin e veturave do ta bëjnë robotët

Më datë:

Sigurisht, shumëkush nga ne ka ëndërruar që të lirohet nga angazhimi bezdisës për gjetjen e një vendparkimi të lirë, sidomos kur është gjndur në një aeroport të frekuentuar shumë. Në aeroportin e Bazelit, ka shanse që së shpejti të “shpëtojmë” nga një bezdi e tillë…

Në zonat e hapura të parkimit në jug-lindje të terminalit të “Euroairport”, (siç quhet aeroporti Basel-Mulhouse),  pritet të angazhohen robotë, shkruan srf.ch. Ata do të kërkojnë hapësirat e lira për parkim të makinave të udhëtarëve dhe  do t`i  parkojnë ato në mënyrë të pavarur.

Qeveria e Bazelit  (Kantoni dhe qyteti Baselstadt)i ka dhënë projektit dritën e gjelbër për përpunim të mëtutjeshëm, transmeton albinfo.ch. Projekti pritet të ndihmojë në shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave ekzistuese të parkimit dhe ta bëjë më të lehtë menaxhimin e parkimit, thuhet në shpjegimin e Qeverisë së Bazelit.

Për më tepër, me jetësimin e projektit të ri do të përmirësohet edhe cilësia e shërbimit për pasagjerët .

Në mënyrë që Euroairport të avancojë më tutje projektin e tij në Zyrën Federale për Aviacionin Civil, ai ka nevojë, mes të tjerash, për dritën jeshile edhe nga qeveria e Kantonit tjetër fqinj, atij Baselland.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...