4.5 C
Tirana

Në 99% të institucioneve në Maqedoninë e Veriut nuk zbatohet Ligji për gjuhën shqipe

Më datë:

Nga pyetësorët anketues të dërguar në 641 institucione, 99 për qind e përgjigjeve thonë se dygjuhësia nuk zbatohet siç përcaktohet në ligj.

Kjo bëhet e njohur nga dhënat e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, ku theksohet se rezistenca paraqitet edhe tek institucionet ku ka udhëheqës maqedonas edhe tek ata me udhëheqës shqiptarë.

Sipas udhëheqësit në sektorin për planifikim dhe koordinim, Marjan Patlixhankovski vullneti për zbatimin e ligjit diku ekziston dhe diku jo, ndërsa sa i përket fazës së parë të zbatimit, ku përfshihet ndryshimi i vulave, llogove, memorandumeve dhe të ngjashme, deri diku janë zbatuar, por sipas tij, ka akoma institucione ku akoma nuk ka filluar zbatimi i kësaj pjese.

Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve ka obligim ligjor që deri më 31 mars, të dorëzojë raportin e plotë me përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe më pas e njëjta do të publikohet në ueb faqen e tyre. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela thotë se kanë reaguar lidhur me moszbatimin, megjithatë thotë se nuk është kompetencë e tyre që të bëjnë dënime.

Sela tha se Inspektorati tanimë ka drejtor të ri dhe pasi ta formojmë ekipin do të dalin në terren, të shohin ankesat që arrijnë dhe më pas të procedojnë ato çështje. Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve publikoi broshurën “Informacione mbi të drejtat gjuhësore të qytetarëve në RMV” dhe udhëzuesin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve./Shenja

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi...

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të...

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Privilegj të shpreh gatishmërinë time për të kontribuar

 Kryeministri Edi Rama njoftoi se i është përgjigjur ftesës...

Vrasja me çekiç në Krujë, sherri ndodhi për një fërkim makinash

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e...