4.5 C
Tirana

Ndryshimi i fundit në WhatsApp vendos në vështirësi përdoruesit

Më datë:

WhatsApp ka nisur testimin e një risie në grupet e bisedave ku përdoruesit mund të shohin sa anëtarë janë online.

Ky është një makth për ata që i ndjekin mesazhet në heshtje dhe e bën të pamundur që ‘të fshihen’ nga bisedat e padëshiruara. Nga ana tjetër, tregon se kur mund të jetë momenti i duhur për të hapur një temë bisede.

Sipas WABetaInfo, ‘regjistri’ shfaqet në krye të bisedës për të treguar sa anëtarë e kanë të hapur WhatsApp në pajisjen e tyre. Kjo zëvendëson ikonën që tregonte përdoruesit që po shkruanin ose regjistronin një mesazh zanor.

Për momentin gjendet vetëm në versionin beta të platformës dhe pritet që të aplikohet te të gjithë përdoruesit në javët në vijim.

Megjithatë, ka një rrugë për ta shmangur. Në ‘regjistër’ përjashtohen përdoruesit që e kanë çaktivizuar opsionin që lejon të shihet nëse është online ose jo.

WhatsApp ka bërë disa ndryshime në javët e fundit, por dy prej tyre i kanë acaruar shumë përdoruesit. Fjala “typing…” në krye të bisedës është zëvendësuar nga një elips i ngjashëm me atë në iMessage. Kjo u aplikua edhe te mesazhet zanore në të cilat fjala u zëvendësua me një ikonë mikrofoni në fund të bisedës.

Më herët, WhatsApp thjesht zëvendësoi me shkronjë të madhe fjalët “Online” dhe “Typing”, çka shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet dhe më pas i riktheu në gjendjen fillestare.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...