Ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, lehtësi për diasporën dhe kategoritë në nevojë

Më datë:

 Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur sot se qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, me synim rritjen e drejtësisë sociale dhe nxitjen e lidhjes me diasporën.

Sipas saj, projektligji parashikon që të gjithë shtetasit shqiptarë apo rezidentët në Shqipëri, të cilët gjenerojnë të ardhura në vende të ndryshme të botës, do t’i kenë këto të ardhura të përjashtuara nga tatimi në vend. Ky ndryshim synon të tërheqë më shumë shqiptarë të diasporës për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.

Ibrahimaj theksoi se kjo nismë i shërben veçanërisht pensionistëve që kanë përfituar pension në vende të tjera dhe zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e të ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë”.

Në të njëjtën kohë, projektligji parashikon përjashtimin nga regjimi tatimor për personat e verbër, të cilët do të përfitojnë gjithashtu lehtësi fiskale sipas parashikimeve ligjore.

Duke u ndalur te zhvillimet në tregje, ministrja bëri të ditur se, për shkak të faktorëve ndërkombëtarë dhe ndikimit në çmimet e ushqimeve dhe karburanteve, institucionet përkatëse janë në monitorim të vazhdueshëm të tregut.

Sipas saj, një rritje është konstatuar në mesin e muajit mars, kryesisht në çmimet e frutave dhe perimeve, me një nivel rreth 2.6%.

Ajo shtoi se janë rreth 80 produkte të shportës bazë që monitorohen çdo ditë në tregjet e Tiranës dhe qyteteve të tjera, ndërsa rritja është evidentuar kryesisht në kategorinë e perimeve.

Qeveria, theksoi Ibrahimaj, mbetet e angazhuar për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve përmes mekanizmave të monitorimit dhe ndërhyrjeve të nevojshme.

Gjithashtu tha ajo jemi të gatshëm të mbështesim me subvencionive shtresat në nevoje dhe pensionistët sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministri Hoxha: Anëtarësimi në BE, proces transformimi në vend

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, në një deklaratë për...

Dosja e tij kaloi për gjykim, Veliaj ankohet në Kushtetuese: Procesi në shkelje të rëndë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka depozituar...

Këshilla për gjumë cilësor

Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin fizik dhe...

“Zyrtarizohet marrëveshja, KAYO do të ndërtojë mjete lundruese dhe dronë ushtarakë”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u...