17.5 C
Tirana

“Ndriçoni Tiranën me transparencë” – Teliti i kërkon Veliajt të bëjë publike shtatë urdhra bashkiakë

Më datë:

Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike dhe zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, theksoi se kryeqytetit nuk i nevojiten drita dekori por sipas tij transparence.

Teliti i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt që të nxjerrë sipas tij 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet kryeqytetin.

“TË KËRKOJMË “DRITËN QË I DUHET REALISHT TIRANËS, JO THJESHT DRITA DEKORI! Ja dhe kjo ndodhi (sipas mediave): Tirana do të “ndriçohet” direkt nga IEPV Durrës. Mirë, nëse Veliaj do që ta bëjë vërtet “DRITË” Tiranën, le të nxjerrë SOT, JO NESËR, edhe disa urdhra të tjerë, që “NDRICOJNË” vërtet Tiranën:

1. Urdhër për Transparencë Totale: Publikimi online i çdo shpenzimi të Bashkisë dhe institucioneve të varësisë (me faturë, zëra dhe afate). Për të bërë dritë mbi milionat që janë zhdukur me gara fiktive dhe të porositura.

Sponsored Links

2. Urdhër Stop Betonizimit: Stop urgjent ndërtimit pa kriter në Tiranë, ku pluhuri dhe betoni po zbehin dritën e diellit dhe ajri nuk thithet.

3. Urdhër për publikimin e Lejeve te Ndërtimit: Të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna të publikohen sot online, me të gjithë detajet (investitorët dhe sipërfaqet), për të bërë dritë mbi të gjithë ata që, në bashkëpunim, po e kthejnë Tiranën në një qytet të pabanueshëm.

4. Urdhër Stop Taksidarëve: Stopim urgjent i taksidarëve bashkiakë që po i marrin frymën biznesit kryeqytetas me gjoba dhe kontrolle arbitrare.

5. Urdhër Përballë Fermerit: Hapja e menjëhershme e derës së Bashkisë ndaj fermerit tiranas, duke i thënë STOP braktisjes dhe degradimit të zonave rurale.

6. Urdhër për Shërbëtorët: Çdo drejtor i Bashkisë dhe zyrtar të sillet si shërbëtor i komunitetit dhe jo si “padron” i karriges që ngroh.

7. Urdhër për Shëndetin: Krijimi i menjëhershëm i zonave me ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra të mbrojtura ligjërisht, pa rrezik ndërtimi.
Këto janë urdhrat që ka nevojë kryeqyteti. Këto janë urdhrat që NDRICOJNË Tiranën vërtet!”, tha Teliti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Pro Familjes dhe Jetës” i drejtohet Presidencës kundër ligjit për barazinë gjinore

Koalicioni Shqiptar “Pro Familjes dhe Jetës” ka dorëzuar sot...

Si atmosfera ndihmoi shkencëtarët të zbulonin një tsunami në kohë reale

Një nga zbulimet më intriguese të këtij viti ka...

Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Christopher Hill, u dërguari special i Shteteve të Bashkuara...

Kryemadhi pas shtyrjes së seancës: Nuk ka prova të reja nga SHBA

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për...