“Ndotja e ajrit në Indi mund të shkurtojë jetën e njerëzve deri në 9 vjet”

Më datë:

Ndotja e ajrit e cila ka arritur nivele të rrezikshme në Indi mund të shkurtojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të CNN, studimi i publikuar nga Instituti i Politikave të Energjisë i Universitetit të Chicago-s (EPIC) zbuloi se e gjithë popullsia indiane prej rreth 1.3 miliardë banorë po përballet me një nivel të rrezikshëm të ndotjes që tejkalon nivelin e ndotjes të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Qeveria indiane në vitin 2019 nisi një fushatë kombëtare për ajër të pastër për të zvogëluar ndotjen e ajrit për 30 për qind deri në vitin 2024.

Në studimin në fjalë, thuhet se ndotja e ajrit arriti nivele edhe më të këqija, veçanërisht në pjesën perëndimore në provincën Maharashtra të vendit dhe në pjesën qendrore të vendit në Madhya Pradesh.

Në studim thuhet se ndotja e ajrit, e cila ka arritur nivele shumë të rrezikshme në Indi, mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e miliona njerëzve deri në 9 vjet.

Më tej theksohet se niveli i ndotjes në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, është mjaft i lartë dhe se me zvogëlimin e ndotjes së ajrit sipas kritereve të OBSH-së mund të shtohet jetëgjatësia e banorëve të New Delhit deri në 10 vjet.

Sipas studimit të EPIC, ndotja e ajrit në Indi vlerësohet të shkurtojë jetëgjatësinë e afërsisht 520 milionë njerëzve që korrespondon me 40 për qind të popullsisë së vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Akuzohet për ‘shpërdorim detyre’/ Arrestohet drejtori i IMT Himarë, Dorian Hoxha

Vala e arrestimeve për inspektorët që kanë shpërdoruar detyrën...

“Pasuria e sekuestruar në fokus, babai i Martinajt apelon për kthim pronash”

Në seancën gjyqësore për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar...

“Balla kritikon qasjen ndaj BE-së: Mentalitet i trashëguar nga komunizmi”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në...

“Zamir Skënderi mbetet në burg, seanca zhvillohet me dyer të mbyllura”

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm...