Ndihmëssekretari i NATO-s sot në Kosovë, diskutohet për hapjen e Urës mbi lumin Ibër

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se të enjten për vizitë në Kosovë do të jetë ndihmëssekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus.

I pari i Qeverisë Albin Kurti, e tha këtë në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti, tha se temë diskutimi do të jetë edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit.

“Të enjten për vizitë vjen Thomas Goffus, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s… ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s.

Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme, si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull”, tha kryeministri Kurti të mërkurën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...