Ndezën zjarre në Bulqizë dhe Mallakastër, procedohen penalisht 2 shtetas

Më datë:

 Një 60-vjeçar është proceduar penalisht në Bulqizë, pasi ndezi zjarr në fshatin ku banonte dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me bimësi.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasin S.S., 60 vjeç, banues në fshatin Erebarë, Dibër.

60-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të pastruar një sipërfaqe kullosore e si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e madhe me bimësi.

Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasve

E.L., 30 vjeç; Xh.L., 26 vjeç; A.N., 19 vjeç; banues në Bulqizë, pasi në lagjen “Minatori”, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me grushte shtetasin K.F., dhe më pas i kanë dëmtuar dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Ndërsa një 34 vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, Mallakastër

Pas njoftimit të ardhur në sallën e komandimit në Komisariatin e Policisë Mallakastër se në pyllin e fshatit Çërrilë, ka rënë zjarr, menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë konstatuar një sipërfaqe toke duke u djegur.

Si pasojë e erës zjarri është përhapur në pyllin e fshatit Çërrilë, duke djegur pemë dhe ullishte dhe ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikëses vijon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Nga veprimet hetimore shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në fshatin Selitë, Mallakastër pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit.

Po punohet për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...