5.5 C
Tirana

Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Më datë:

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se këngëtari ka humbur jetën pas një sulmi në zemër.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. Ai lind më 1 maj 1985 në qytetin e Tetovës dhe u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.

Karriera e tij e nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor në Shqipëri dhe Kosovë, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite.

Ai ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

Ai ka lënë pas një fëmijë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...