Ndërron jetë Charles Munger

Charles Thomas Munger biznesmen, investitor dhe filantrop amerikan dhe bashkëpunëtori në biznes i Warren Buffett, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Berkshire Hathaway firma e investimeve ku ai shërbeu si zëvendëskryetar, tha në një deklaratë për shtyp se Munger vdiq në një spital në Kaliforni.

Charles Thomas Munger, i njohur me pseudonimin e tij, “Charlie”, lindi më 1 Janar 1924, në Omaha, Nebraska. Munger shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u largua nga Universiteti i Miçiganit në vitin 1943 në moshën 19-vjeçare. Pas luftës, ndoqi Fakultetin Juridik në Harvard dhe u diplomua me medalje në vitin 1948 dhe u transferua në Kaliforninë Jugore, ku ushtroi profesionin për pasuritë të paluajtshme.

Munger u takua me Buffett në vitin 1959 në një darkë kur ishte në Omaha për funeralin e babait të tij dhe që prej atij momenti ata u bënë ndër bashkëpunëtorët më të mëdhenj në biznes. Charles iu bashkua zyrtarisht Berkshire Hathaëay ku u bë nënkryetar në vitin 1978 dhe për pjesën më të madhe të karrierës së tij ishte i njohur më së shumti për këshillat për tregun e aksioneve dhe ekonominë.

Gjiashtu ai mbahet mend edhe për shprehjen e tij të famshme që u bë jehonë edhe në universitetet në mbarë botën, “Nëse njerëzit nuk do të gabonin aq shpesh, ne nuk do të ishim kaq të pasur,” tha Munger gjatë një mbledhjeje vjetore të aksionerëve të Berkshire Hathaway në 2015.

Por në fund të jetës së tij, Munger ishte shpesh në krye të mediave për shkak të polemikave. Filantropi amerikan shpesh lavdëronte qeverinë kineze, të cilën qeveritë perëndimore e kanë kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Vdekja e Munger nuk ka gjasa të ketë një ndikim të madh në Berkshire. Dy nënkryetarë të tjerë, Greg Abel dhe Ajit Jain, kanë mbikëqyrjen e përditshme të dhjetëra bizneseve operative të Berkshire. Abel pritet të bëhet shef ekzekutiv pasi Warren Buffett të mos jetë më në krye.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi