5.5 C
Tirana

Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, ditë zie në Tetovë

Më datë:

Komuna e Tetovës ka njoftuar se sot, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie, pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Në njoftim theksohet se Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për muzikën dhe kulturën shqiptare.

“Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare”, thuhet në njoftim.

Këngëtari ndërroi jetë më 26 nëntor, në Itali në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak.

Homazhet për artistin u zhvilluan në Pallatin e Kulturës në qytetin e tij të lindjes ku morën pjesë familjarë, miq, kolegë dhe figura publike. Salla ishte plot dhe të pranishmit, në shenjë respekti, u ngritën në këmbë për artistin që la gjurmë të mëdha në muzikën shqiptare.

Arkëmorti i Shpatit, i mbuluar me flamurin kombëtar, u vendos në skenë, dhe në mbyllje të ceremonisë u thanë fjalët e fundit: Zoti e shpërbleftë me parajsë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...