16.5 C
Tirana

Ndalohet për 48 orë doktori që nuk i dha ndihmë të moshuarit në Podujevë

Më datë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se pas publikimit të pamjeve në media, lidhur me një rast i cili ka ndodhur sot, konkretisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku disa pacientë nuk marrin shërbime shëndetësore nga ky institucion, Prokurori i Shtetit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, duke iniciuar rastin si “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., në drejtim të veprës penale të lartcekur dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.​

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu, ka njoftuar se është suspenduar nga puna doktori i cili ka refuzuar të kontrollojë një pacient të moshuar, me arsyetimin se e ka kryer orarin e punës.

Veliu thotë se sjella e doktorit është e papranueshme, transmeton Telegrafi.

“Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet sjellja jo e mirë e një mjeku në QKMF në Podujevë ndaj një pacienti të moshuar, është e papranueshme dhe nuk përkon as me etikën profesionale.

E kuptoj se personeli shëndetësor është lodhur e dërmuar nga situata që po kalojmë në ballafaqimin me COVID-19, kurse gjendjen e bën edhe më të rëndë mungesa e stafit mjekësor në QKMF, pas shkuarjes në specializim të 12 mjekëve. Mirëpo, tërë kjo nuk e arsyeton një sjellje të tillë të mjekut, aq më pak ndaj një pacienti të moshuar”, thotë ai.

Ndryshe, një video që ka qarkulluar në disa media shihet një doktor në Podujevë duke refuzuar ta kontrollojë pacientin e moshuar, madje në një moment ai kërkon nga familjari i tij që të dalin jashtë QKMF-së, duke ia hapur derën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion ndërkombëtar shkatërron grupin e trafikut të artefakteve, dhjetëra arrestime dhe në Shqipëri

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga...

Moti i keq në Pogradec, dëmtohet ura mbi lumin e Vërdovës

Reshjet intensive dhe prurjet e shumta krijuan situatë të...

BE pritet të japë 900 mln euro, Kos paralajmëron Kosovën për vonesën e reformave

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka...

Vdekja e Doriana Hakës dy javë pas lindjes, dënohen me burg reanimatorja dhe kirurgu

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona...