7.5 C
Tirana

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur portugeze Misia

Më datë:

Këngëtarja portugeze Misia, vdiq gjatë fundjavës në moshën 69-vjeçare dhe do të digjet në Lisbonë më 7 gusht, njoftoi këtë të hënë kompania e saj diskografike.

Susana Maria Alfonso de Aguiar, e njohur me emrin e saj artistik Misia, vdiq të shtunën në një spital të Lisbonës pas një sëmundjeje të gjatë, thanë të afërmit e saj për mediat lokale.

Krahas këngëtareve si Mariza, Ana Mura apo edhe Christina Branco, ajo i përkiste një brezi këngëtarësh ‘fando’ që kishin rinovuar këto këngë tradicionale melankolike vitet e fundit.

Këngëtarja e ardhur nga Porto, që albumin e saj të fundit e publikoi në vitin 2022, kishte kënduar në shumë vende të huaja.

“Misia luajti një rol kyç në rinovimin e ‘fandos’, duke mos hezituar të eksperimentojë me intensitete të reja tingulli dhe qasje më pak konvencionale”, nënvizoi Ministria e Kulturës.

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Souza ka nderuar në një deklaratë të publikuar në faqen e presidencës, të dielën, një këngëtare pasionante ‘fando’ që bëri një karrierë “në udhëkryqin e muzikantëve të tjerë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bahamas njeh Kosovën

Shteti i Kosovës njihet tashmë zyrtarisht edhe nga Bahamas. Presidentja...

Paga minimale 50 mijë lekë, fonde rindërtimi dhe emërime

Këtë të premte, më 19 dhjetor, Qeveria ka miratuar...

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam tre javë kohë

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit...

Gjermania miraton ligjin historik për shërbimin ushtarak

 Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të...