Navigimi i Google Maps në Wear OS tani funksionon pa telefon

Më datë:

Titulli thotë gjithçka: duke filluar që tani, navigimi “hap-pas-hapi” në orët inteligjente Wear OS mund të funksionojë edhe pa një telefon të lidhur me orën.

Megjithatë, do t’ju duhet ende një lidhje interneti – pra ky nuk është navigim “offline”.

Kjo do të thotë se vetëm orët inteligjente Wear OS me mbështetje LTE, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo veçori praktikisht kudo në botë, për sa kohë që ka një sinjal rrjeti.

Nga ana tjetër, nëse ora juaj inteligjente Wear OS nuk mbështet lidhjen me rrjetin LTE, ju gjithsesi mund të përdorni navigimin hap pas hapi në Google Maps pa telefon, për sa kohë që ora është e lidhur me një rrjet Wi-Fi, shkruan GSM Arena

Wear OS will have Google Maps navigation without the need for a phone - Crast.net

Mbetet për t’u parë se sa e përdorshme do të jetë kjo në ambient të hapur – në fund të fundit, rrjetet Wi-Fi nuk dihet se lëvizin shumë, ndërsa “navigimi” nënkupton shumë lëvizje.

Prapëseprapë, veçoria tani është në dispozicion, dhe ju mund të merrni navigimin “hap-pas-hapi” në Maps ndërsa telefoni tuaj mbetet në sfond.

Është e paqartë nëse navigimi offline do të arrijë ndonjëherë në një orë inteligjente, por ky është padyshim një hap i duhur në atë drejtim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, Rama paralajmëron shpronësimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen e...

Të shtëna në ajër pas konfliktit, arrestohet 53-vjeçari në Himarë

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në...

Konflikti në Vlorë, reagon kreu i Policisë: Po hetojmë ngjarjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Në pranga pas tubimit, lirohen 14 protestuesit: Arrestimi ishte i paligjshëm

Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan...