5.5 C
Tirana

Naftëtarët e Ballshit dalin në protestë: Nuk do lejojmë demontimin e rafinerisë

Më datë:

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish në protestë edhe pse qeveria vendosi që tu akordonte atyre një pagë për dy vite më radhë.

Ata janë mbledhur para rafinerisë së naftës, ndërsa kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe pohojnë të vendosur se nuk do të lejojnë demontimin e uzinës.

Në një prononcim për mediat, kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se ardhja e një kontejneri që mendohet se do të bënte edhe demontimin e uzinës, ka vënë në lëvizje naftëtarët.

“Në buxhetin e ri u miratua mbështetje financiare për naftëtarët. Por se dimë se kur do të hyjë në fuqi vendimi.

Kemi qenë për një marrëveshje që rafineria të fillojë punë dhe jo të përfundojë për skrap.

Kush e ka ndarë mendjen që kjo rafineri do të shkojë për skrap, e ka gabim.

Nëse rafineria është për skrap, s’ka palë të dyta dhe të treta, palë e parë janë natëftarët.

S’ka për të hyrë askush këtu, nëse nuk likuidohemi, nuk do të lejojmë, pasi do të kalojnë mbi trupa tanë. Boll u tallën.

Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, ne s’do të lejojmë deri sa të likuidohet dhe naftëtari i fundit.

Kjo rafineri do të bëhet skrap nga naftëtarët, dhe nga askush tjetër, nëse do shkojë deri aty”, -tha Dautaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...