Mziu: Eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Sula: Maxhoranca bën..

Më datë:

Tridhjetë deputetë të opozitës kanë zhvilluar një manifestim në Strasburg përpara Parlamentit Europian për situatën në Shqipëri.

Deputeti i PD Xhelal Mziu tha se eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Ndërsa, deputeti Sula theksoi se maxhoranca bën propagandë dhe se realiteti në Shqipëri është ndryshe.

Xhelal Mziu: Reagimi është shumë i rëndësishëm. Ka muaj që po reagojmë. Në Shqipëri po instalohet një shtet një-partiak. Edi Rama ka eliminuar pluralizmin politik. Rama ka nisur luftë frontale ndaj opozitës. Në vazhdën e goditjes së opozitës u arrestua edhe ish-presidenti Ilir Meta. Ne jemi të mobilizuar që ta çmontojmë këtë shtet diktatorial. Eurodeputetët janë shokuar për atë që ndodh në Shqipëri. Deri në zgjedhjet e ardhshme do e çmontojmë këtë diktaturë.

Dashnor Sula: Ndërkombëtarët janë dezinformuar për atë që ndodh në Shqipëri. Maxhoranca bën vetëm propagandë. Realiteti nuk është ashtu siç paraqitet nga Edi Rama. Opozitës nuk i jepen të drejta që i gëzon me Kushtetutë. Do të thotë se është grisur Kushtetuta. Janë dënuar deputetë të opozitës pa ligj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...