16.5 C
Tirana

Mustafa: Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, nuk kemi pse presim më shumë

Më datë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga institucionet e vendit që të bashkëpunojnë në këtë situatë në të cilën gjendemi.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashkë ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt”.

Ai madje ka kërkuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend, pasi që pandemia është duke u shpërndarë në territorin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Situata me Coronavirusin duhet te menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe bizneset.
S’munden vetëm mjekët.
Sot, si kurrë më parë, është koha që institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti, Parlamenti, Qeveria.
S’duhet humbur kohë.
Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashkë ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subjekt.
Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje të jashtëzakonshme, sepse po përballemi me një fatkeqësi e cila po shpërndahet në tërë territorin e Kosovës. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka fol qartë!
Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi proporcione gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...