Murrizi kërkon Dick Marty-n në Shqipëri: Të vijë në seancë publike përballë kombit shqiptar. Manja: Jashtë kompetencave tona që ta thërrasim

Më datë:

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka kërkuar në komisionin e posaccëm parlamentar që Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar të vijnë në një seancë dëgjimore publike për akuzat se ka pasur krime lufte në Shqipëri.

Murrizi thotë se Marty mund të vijë në Shqipëri dhe të thotë se ccfarë di më shumë nga ccfarë ka shkruar. E njëjta gjë edhe për antropologun peruan Jose Pablo Baraybar.

‘’Dick Marty le të vijë në një seancë publike përballë kombit shqiptar, e të thotë kë ka takuar, ku ka shkuar, nga e zbuloi Shtëpinë e Verdhë.

Dua të shoh edhe funksionarë apo ish-funksionarë. Mirë është t’ju bëhet letër. Të ndahet shapi nga sheqeri, për këtë popull që ka vuajtur nga reprezaljet e serbëve. Po aludohet se ka pasur krime të kryera brenda Shqipërisë. ‘’- tha Murrizi.

Kjo kërkesë thuajse është hedhur poshtë nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja që i ka bërë me dije se është jashtë kompetencave të komisionit për të thirrur shtetas të huaj në komision.

Murrizi ka hedhur mundësinë se Dick Marty dhe Jose Pablo Baraybar mundet edhe të kenë marrë nënshtetësi shqiptare, por kjo pyetje nuk ka marrë përgjigjie në komision.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...