Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamambër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina është shtyrë më 22 dhjetor.
Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Rudina Palloi.
Mësohet se gjyqtarja e GJKKO, Rudina Palloj mungonte për arsye shëndetësore.
Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.


