14.5 C
Tirana

Mungoi në seancën për dosjen “Plumbi i artë”, Drejtoria e Burgjeve njofton GJKKO: Altin Ndoci u arratis, po e kërkon policia!

Më datë:

E gjithë vëmendja e Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Shtetit është tek arratisja e Altin Ndocit, një personazh i botës së errët të krimit, i cili arriti që t’i shpëtonte sigurisë dhe të largohej nga spitali i Durrësit.

Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Ndocit. Shkresa e DPB u lexua gjatë procesit gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë”.

“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB.

Ndërkohë në lidhje me situatën, prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit i kërkuan gjykatës t’i drejtohet me shkresë për informacion në lidhje me Altin Ndocin, nëse është i shpallur ose jo në kërkim prej saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...