16.5 C
Tirana

Mungesa e vaksinimit të tretë po merr viktimat e para në Zvicër

Më datë:

Qeveria Federale po vonon miratimin e vaksinimit përforcues (vaksinës së tretë), megjithëse përqindja e vdekjeve në mesin e të vaksinuarve po rritet. Ekspertët dhe të afërmit po akuzojnë qeverinë për këtë, shkruan SonntagsZeitung.

Alice Schmidli-Amrein ka marrë dozën e parë të vaksinës nga Pfizer / Biontech në Kriens, Lucern, në dhjetor të vitit 2020. Sot, nëntë muaj më vonë, ajo ka vdekur. Vdiq nga Covid-19.

“Sikur nëna ime të kishte marrë vaksinimin përforcues, ajo do të ishte akoma gjallë”, thotë djali i saj Jack Schmidli në “SonntagsZeitung”. Ai me këtë rast u referohet të dhënave nga vendet si Izraeli, ku njerëzit e vaksinuar nga Pfizer marrin një shtytje përforcuese, gjashtë muaj pasi kanë marrë vaksinën e parë (dy dozat).

Në fakt, rastet e vdekjes te personat e vaksinuar plotësisht në Zvicër, janë rritur që nga fillimi i shtatorit: 40 njerëz kanë vdekur pavarësisht se ishin vaksinuar me Pfizer / Biontech ndërsa dymbëdhjetë të tjerë, pavarësisht atij me Moderna.

Për krahasim: Në të njëjtën periudhë kohore, 144 persona që nuk ishin të vaksinuar fare kanë vdekur nga Covid-19.

Por ndërsa shumica e vendeve fqinje tani po rekomandojnë vaksinimin e tretë për të moshuarit, autoritetet zvicerane janë ende në mëdyshje, sipas gazetës.

Zyra Federale e Shëndeti Publik (BAG) thotë: “Nuk është ende e sigurt nëse dhe për kë do të ishte i nevojshëm vaksinimi përforcues” .

Ky qëndrim po has gjithnjë e më shumë moskuptim. Ish anëtari i Taskforcës së kovidit, Dominique de Quervain ka shkruar këtë javë: “Provat shkencore për përfitimin nga vaksinimi përforcues vështirë se mund të injorohen nga autoriteti zviceran i vaksinimit”.

Infektiologu Huldrych Günthard nga Spitali Universitar i Cyrihut ka thënë një javë më parë në “SonntagsZeitung”: “Unë me të vërtetë nuk e kuptoj atë që po presim. Të dhënat janë të qarta, veçanërisht për njerëzit e moshuar, ata që janë vaksinuar së pari”. “.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...