Mungesa e këtyre vitaminave po ju shkakton dhimbje këmbësh

Më datë:

Nivelet e ulëta të vitaminës D, magnezit dhe vitaminës B12 mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë për shkak të ndikimit të tyre në sistemin e nervave dhe muskujve të këmbëve.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë se si secil prej këtyre mungesave  mund të ndikojë në shëndetin e këmbëve tuaja:

  1. Vitamina D: Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe muskujve. Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të çojnë në një gjendje të njohur si osteomalacia (zbutje e kockave), që mund të shoqërohet me dhimbje të muskujve dhe dobësim. Kjo gjendje mund të shkaktojë ndjesi të dhimbshme në këmbë.
  2. Magnezi: Magnezi është një mineral i rëndësishëm për funksionimin e muskujve. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë bllokime muskulare të padëshirueshme dhe dhimbje të tyre. Një gjendje e muskujve e njohur ndryshe si tetani. Prandaj nivelet e ulëta të magnezit mund të lidhen me dhimbjet tek këmbët.
  3. Vitamina B12: Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në një gjendje të njohur si anemia megaloblastike, e cila ndikon në formimin e rruazave të kuqeve të gjakut. Kjo mund të shkaktojë lodhje dhe dobësi në muskuj, duke përfshirë edhe këmbët tuaja.

Është e rëndësishme të kujtoni se simptomat e niveleve të ulëta të këtyre vitaminave nuk janë gjithmonë të kufizuara në një pjesë të trupit, ato mund të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe zona të ndryshme të trupit.

Nëse keni dyshime rreth niveleve tuaja të vitaminës D, magnezit, ose vitaminës B12, është e nevojshme  të konsultoheni me një mjek për të bërë testimet e duhura si dhe të merrni një recetë të saktë se si trajtohen mungesat e vitaminave në mënyrë sipas nevojës.

Kështu ju mund të lehtësoni simptomat dhe të parandalohet dëmtimet e mëtejshme të kockave tuaja apo dhimbjen e këmbeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bojkoti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, rezoluta për luftën mbetet e paqenë

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një...

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të...

Gjykata vendos: Rigers Sheqeri rikthehet në detyrë pas rrëzimit të pezullimit

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka rrëzuar masën...

Ibrahimaj: Korporata Shqiptare e Investimeve, rol aktiv në zhvillimin e pronave shtetërore të degraduara

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, sqaroi sot...