Muffins krokantë me kanellë

Më datë:

Muffins, ëmbëlsira të buta dhe aromatike, me shije kanelle dhe një shtresë krokante sipër, janë ideale për mëngjes, për të shoqëruar kafen ose për një ëmbëlsirë të shpejtë gjatë ditës.

Për muffin-et nevojiten:

gjalpë, sheqer, vezë, miell, pluhur pjekës, sodë buke, kripë, kos i trashë dhe vanilje.

Për mbushjen përdoren:

sheqer kaf, kanellë, miell dhe gjalpë i shkrirë

Për shtresën krokante sipër:

përzihen miell, sheqer, kanellë dhe gjalpë.

Për glazurën mjaftojnë:

sheqer pluhur, qumësht dhe vanilje.

Përgatitja:

Fillimisht ngrohni furrën në 175 gradë. Përgatitet shtresa krokante dhe mbushja me kanellë, më pas përzihet gjalpi me sheqerin, shtohen vezët, më pas miell, pluhur pjekës, sodë buke, kripë, kos i trashë dhe vanilje. Masa vendoset në format e muffins ku mbushet 3/4 e formës, shtohet mbushja me kanellë duke e përzier lehtë për efektin spiral dhe sipër hidhet shtresa krokante.

Muffin-et piqen në furrë për 15-18 minuta derisa të marrin ngjyrë dhe në fund, pasi ftohen pak, spërkaten me glazurë vaniljeje për më shumë shije.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK jep njoftimin zyrtar: Mbyllja e hetimeve për Ahmetaj, akuza për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Do ndërtohej spital, arkeologët gjejnë varre 2,000-vjeçare

Arkeologët që po kryenin një studim rutinë para nisjes...

Seria Huawei Enjoy 90 lansohet javën e ardhshme

Javën e kaluar, Huawei njoftoi dizajnin e Enjoy 90...