14.5 C
Tirana

MSH lëshon njoftim të rëndësishëm rreth procesit të vaksinimit

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka lëshuar një njoftim sa i përket procesit të vaksinimit.

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme, e enjte 15 prill 2021 procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Të vendosim minimumin jetik, buxheti i ka të gjitha mundësitë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku prezantoi sot në...

Ali Ahmeti takohet sot me veteranët e UÇK

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti...

AKMC raporton ndërhyrjet në qarqe pas reshjeve

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se gjatë...

Osmani pranon letrat e kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat e...