”Motorola” paraqet smartfonët e rinj me IA

Më datë:

”Motorola” prezantoi familjen e re të telefonave celularë të palosshëm ”Razr 50”, të përbërë nga dy modele ”Razr 50” dhe ”Razr 50 Ultra”.

Risia është tek ekrani më i madh i cili ka të integruar gjithashtu inteligjencën artificiale.

Tashmë ”Razr 50 ultra” mund të mburret me ekranin më të madh të jashtëm (4 inç) të parë ndonjëherë në një smartphone të palosshëm.

Kjo do të thotë të kesh me lehtësi akses për shembull, në Google Gemini, Google Photos dhe Spotify pa hapur telefonin.

Përveç kësaj, Moto AI ju lejon të përdorni veçori ekskluzive, të tilla si personalizimi i sfondit bazuar në veshjen tuaj ose krijimi i imazheve duke filluar nga një tekst i thjeshtë.

Pavarësisht se ka një ekran të jashtëm pak më të vogël në 3.6 inç, ”Razr 50” ofron të njëjtat veçori të avancuara si modeli ultra.

Të dy ekzemplarët janë të mundësuar nga procesorët e gjeneratës së fundit, Snapdragon 8s Gen 3.

Kanë dy kamera të jashtme 50 megapikselë.

Në treg ”Motorola Razr 50 Ultra” do të jetë në dispozicion nga 1 199 euro, ndërsa ”Motorola Razr 50” do të mbërrijë gjatë muajit korrik me një çmim prej 899 eurosh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për gazetarët e BE-së: Protesta në Zvërnec, investitorëve u është kërkuar dialog

https://www.youtube.com/live/oJaGZD4YD1k?si=y3HKx1xccnEHTNIx Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me...

“Sterilizimi”, Beqaj mbron veten në gjykatë: nuk kam vjedhur asgjë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar pushimin e...

Rasti i Eglant Koçit, zhvillime të reja: policia shpall në kërkim një person

Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar...

Sulmi ndaj zyrtarit të AKU-së në Shkodër, policia ndalon një person

Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga personat e...