Moti i keq shemb urën e Shtrezës në Kukës, izolohen disa fshatra

Më datë:

Disa fshatra të Njësisë Asministrative Shishtavec, kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së urës së Shtrezës, në aksin Kukës-Shishtavec.

Përfaqësues të Bashkisë, policisë rrugore dhe të ARRSH kanë bërë bllokimin e rrugës duke mos lejuar lëvizjen e mjeteve për shkaqe sigurie.

Shembja e urës ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë kanë gërryer trupin e urës tejet të amortizuar nga mungesa e investimeve.

Tashmë ka nisur një vlerësim situate dhe ekspertët do të punojnë për një zgjidhje emergjente deri në një zgjidhje përfundimtare ndërsa deri në rregullimin e urës, banorët duhet të shfrytëzoje pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krusheve për të ardhur në Kukës.

Ndërkohë e gjithë rruga Kukës-Shishtavec, ka prani të gurëve në trase si pasojë e reshjeve të shiut.

Aktualisht firma mirëmbajtëse po bën pastrimin e këtij aksi.

Sakaq, reshjet e shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar problematika në shumë akse nacionale dhe rurale në qarkun e Kukësit

. Problemet janë shënuar veçanërisht në rrëshqitjen e dherave dhe gurëve në akset Kukës-Qaf Mali, Kukës-Peshkopi, Tropojë-Lekbibaj, Tropojë-Valbonë etj.

Këshillohet që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...

Përfaqësues të PD-së, takim me të dërguarin special të presidentit Trump

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari...

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare...