13.5 C
Tirana

Moti i keq, rritet në 1 metër niveli i ujit në Spiten të Lezhës

Më datë:

Situata e përmbytjeve në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e rënduar, teksa nivelet e ujit në zonën e Spitenit vijojnë të jenë të larta, sidomos pas reshjeve të mbrëmjes së të mërkurës.

Një prej banorëve të zonës konfirmon se niveli i ujit ka shkuar rreth 1 metër, duke e bërë të vështirë qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve.

Për dy javë me radhë, reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin, por Lezha është ndër qarqet më të goditura.

Mijëra hektarë tokë bujqësore ishin përmbytur, gjithashtu një numër banesash dhe rrugësh, duke detyruar disa familje të evakuohen.

Po ashtu, në disa zona janë regjistruar rrëshqitje dherash që kanë shtuar rrezikun dhe bllokimin e segmenteve rrugore.

Raportohet për humbje të konsiderueshme të bagëtive, kryesisht shpendë, megjithëse është ende herët për të përllogaritur bilancin final të dëmeve.

Banorët thonë se një përmbytje e këtij niveli nuk është parë që prej vitit 2002, ndërsa autoritetet kanë qenë në gatishmëri.

Ndër problemet e ditëve të fundit është edhe dëmtimi i rëndë i asfaltit në aksin Lezhë–Shëngjin, ku janë hapur disa gropa të thella.

Kjo ka shkaktuar vështirësi serioze për drejtuesit e automjeteve, përfshirë çarje të gomave dhe rrezik të shtuar për aksidente.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile po monitorojnë situatën në terren, ndërsa banorët e zonave të përmbytura kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe zgjidhje afatgjata për problemet e përsëritura të përmbytjeve në qarkun e Lezhës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Erion Braçe: Hetoni pasurinë e drejtorëve të Tatimeve dhe të Doganave!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që...

Rrugët e pakolauduar Qukës-Qafë Plloçë, PD: Klientelizëm dhe para të humbura

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka...

KQZ certifikon rezultatin e balotazhit të 9 nëntorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatin për...

Erion Veliaj kundërshton arrestin me burg në Gjykatën Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt kanë kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese...