Mitsotakis: Mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE, por me një kusht

Më datë:

Pasi ka mbërritur në Himarë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillon takim me banorët ku është pritur me flamuj grekë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri grek u shpreh se do të jetë mbështetës i Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kushti i tij është që Shqipëria të siguroj çdo të drejtë të komunitetit grek në vendin tonë.

“Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota.

Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pasurisë.

Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garanton unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë” tha kryeministri grek.

Kryeministri grek Mitsotakis pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull.

Kjo është vizita e dytë e Mitsotakis në Shqipëri brenda një harku të shkurtër kohor prej dy javësh, por kësaj here zyrtarisht i kushtohet çështjes së minoritetit grek në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka e Shqipërisë apelon për rritje kredish, Gent Sejko: fokusi te SME-të dhe bujqësia

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ishte në...

Sherr i dhunshëm në Kamëz, përfshihet edhe një polic jashtë shërbimit

Një konflikt i nisur në ambientet e një lokali...

Sindikatat në Britania e Madhe i kërkojnë ndryshim lidershipi Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur mbështetjen e të...

Tragjedi në Shkodër, i riu nuk mbijeton pas rënies nga një ndërtesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e...