Mitsotakis jep ‘Ok’, Zaev: Greqia do i ofrojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksinën e COVID-19

Më datë:

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka zbuluar se homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis ka qenë i gatshëm për të ofruar vaksinën e COVID-19 tek Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në fund të këtij viti, Greqia nëpërmjet BE do të marrë vaksinën ndaj COVID-19 e krijuar nga Universiteti i Oksfordit, por prodhuar ng gjigandi farmaceutik AstraZeneca. Por tashmë BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere, jo në BE mund ta përfitojnë në rast se u jepet si donacion nga vendet e BE, u shitet prej tyre, ose ua jep vetë OBSH.

Në këtë rast, Zaev thotë se Greqia do ua japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, teksa kujtojmë se kjo e fundit e ka siguruar edhe nga Polonia një garanci.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksina do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”. – tha Zaev.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...