Mbetet ende mister arsyeja e helmimit të 1500 banorëve të Deçanit.
Fillimisht u dyshua se helmimi kishte ardhur për shkak të ujit të pijshëm por analiza mikrobiologjike e ujit ka dalë negative.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të helmit të qindra qytetarëve.
Nga helmimet në Deçan kanë humbur jetën 2 persona ndërsa komuna ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Gjithashtu janë vënë në dispozicion 5 mijë euro për të paguar terapinë e të shtruarve në spital.


