19.5 C
Tirana

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Më datë:

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Evropiane për Investime, për projektin e korridorit hekurudhor VIII që lidh Durrësin me Rrogozhinën e për të vijuar më pas në Pogradec.

Duke prezantuar këto dy projektligje para anëtarëve të komisionit, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkeleda Muça u shpreh se bëhet fjalë për një investim në total prej më shumë se 120 milionë eurosh.

Duke folur për marrëveshjen e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Muça theksoi se ka për qëllim rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, segmenti i parë i Korridorit VIII, që lidh Europën me vendet që prekin Detin e Zi dhe me Bullgarinë, me një gjatësi prej 585 km.

“Kjo përbën hapin e parë të Shqipërisë pas përfshirjes së saj në Korridorin VIII hekurudhor dhe pas zgjerimit të rrjetit trans-evropian hekurudhor në Shqipëri. Është një investim prej pak më shumë se 120 milionë euro. Kemi diskutuar për një grant prej më shumë se 60 milionë euro të akorduara nga Komisioni Europian, Banka Europiane e Investimeve”, theksoi Muça.

Zëvendësministrja bëri të ditur se sot diskutohet për pjesën tjetër prej 60 milionë euro që ka të bëjë me dy hua të ndara me dy institucione financiare, Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Të gjitha për një qëllim të vetëm që ka të bëjë me seksionin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë si pjesë e rrjetit hekurudhor shqiptar që po rehabilitohet në gjithë Republikën e Shqipërisë. Ky segment mundëson lidhjen Durrës-Rrogozhinë dhe më pas Rrogozhinë-Pogradec, duke mundësuar lidhje multimodale dhe me Maqedoninë e Veriut dhe më pas me rrjetin hekurudhor të Bullgarisë”, u shpreh Muça.

Sipas saj, “kjo krijon vazhdimësi për transportin e mallrave dhe udhëtarëve, duke reduktuar shpenzimet dhe duke siguruar eficiencë më të lartë në transport dhe investime në mbrojtjen e mjedisit”.

Muça theksoi se të dyja huatë janë me kushte financimi të lehtësuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Ursula von der Leyen denoncon “sulmin hibrid” ndaj Lituanisë nga Bjellorusia

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  tha...