7.5 C
Tirana

Miratohen listat shumemërore për anëtarë të këshillave bashkiakë

Më datë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot në seancë publike  kërkesat e disa subjekteve zgjedhore për miratimin e e listave shumemërore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë këshillat bashkiakë për subjektet zgjedhore si më poshtë:

1. “Aleanca Arbnore Kombëtare”, për bashkitë Tiranë, Korçë dhe Lezhë;

2. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për bashkinë Lezhë;

3. “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, për bashkinë Tiranë;

4. “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, për bashkinë Lushnjë;

5. “Aleanca Liberale e Djathtë”, për për bashkitë Durrës, Fier, Kamëz, Lezhë, Lushnjë, Shkodër dhe Tiranë;

6. “Lëvizja Bashkë”, për bashkinë Tiranë;

7. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, për bashkinë Lezhë;

8. “Ardhmërija Shqiptare”, për bashkitë Durrës dhe Lezhë;

9. “Partia Kristian Demokrate e Shqiperise”, për bashkinë Lezhë;

10. “Partia Republikane Shqiptare”, për bashkitë Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lezhë, Lushnjë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz dhe Korçë;

11. “Partia Unitetit Kombëtar”, për bashkinë Lezhë;

12. “Bindja Demokratike”, për bashkinë Elbasan;

13. Z. Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për anëtar të këshillit bashkiak, Bashkia Korçë;

Gjithashtu, Komisioneri vendosi mosregjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë, të subjektit zgjedhor “Fronti i Majtë”, për shkak se disa prej emrave të listës shumemërore rezultojnë edhe në listat shumemërore të një subjekti tjetër zgjedhor, lista shumemërore nuk respekton kuotën gjinore dhe numrin e kandidatëve në listë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...