21.5 C
Tirana

‘Ministrja dhe Rama antimiting nga Universiteti Bujqësor’, kreu i Sindikatës mesazh nga protesta: Mirëpresim ofertën nëse ka!

Më datë:

Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi në fjalën e tij gjatë protestës së sotme të pedagogëve, tha se ministrja dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një antimiting tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Gjithashtu theksoi se e mirëpresin nëse do të ketë një propozim.

“Meqë ministrja ka shkuar në UBT për të shprehur mendimet e saj, megjithatë e mirëpresim nëse ka ofertë por nuk besoj se pa kryeministrin do të ketë”, tha ai.

Pedagogia Enkelejda Olldashi: Do flas për të gjithë ata profesorë që janë larguar nga vendi, janë larguar për një jetë më të mirë. Sot në fakt kjo rritje e pagave që kemi kërkuar, pavarësisht se duket kërkesë e thjeshtë ekonomike, është elementare. Falënderoj dhe ata pedagogë që nuk kanë ardhur për arsye akademike. I kemi qëndruar në krah dhe kemi qenë partnerë në rastet e tërmetit dhe pandemisë.

Pedagogu Klodian Dhoska : “I bëj thirrje ministres së Arsimit të na shohë si partner dhe jo si armik. Kur ndodhi tërmeti ishim ne pedagogët që i dolëm në krah kryeministrit për të zgjidhur problemet. U bëmë edhe psikologë. I bëj thirrje kryeministrit ta shikojë arsimin e lartë si prioritet kombëtar”, tha gjatë fjalës së tej Klodian Dhoska.

Pedagogu Aleksander Petre: Shkencat luajnë me numrat. Numrat i bëjmë shifra dhe shifrat flasin. Ministrja shkoi sot në Universitetin Bujqësor. Ajo tha se; kërkesa tuaja janë minimaliste. Na tha; ‘unë jam si ju, se jam pedagoge, jam si ju dhe punoj për ju. Do të realizojmë atë që keni thënë’. Por në fund tha; ‘nuk ka lekë!’. Ne i thamë faleminderit. I thamë se radhën tjetër do takohemi përballë, me kamerat dhe në prani të Ramës. S’dua të besoj as gojët e liga. Ngrita kokën se mos shikoja ndonjë nga satelitët. 50% rritje rrogë keni kërkuar. Zoti kryeministër ndoshta nuk di të lozë me numrat si në të shkencave, por mund ta bëjë 49- 1 është i mirëpritur. Ne 20 ditët pritëm , por i themi kryeministrit se në datë 17 ne nuk do të hymë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor. Ndoshta e vutë re kur vinit se podiumin e ulëm këtu poshtë, sepse këtu jemi të gjithë njësoj.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...