17.5 C
Tirana

Ministrja Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë: Do të jetë gati përpara afatit të përcaktuar

Më datë:

Ministrja Belinda Balluku së bashku me kryetarin e bashkisë së Ersekës Erion Isaj ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë.

Balluku u shpreh se ecuria është shumë e mirë dhe se punimet do të përfundojnë një vit përpara afatit të kontratës pavarësisht vështirësive të mëdha që hasi buxheti i shtetit për shkak të pandemisë.

“Kjo është një kontratë e lidhur në tetor të vitit 2020 e cila tashmë në muajin e 8-të ka arritur në 57% të volumeve.

Nga çfarë duket do ta dorëzojmë më shpejt se afati i tetorit të vitit 2022 kjo falë edhe kontraktorit pasi është një kontraktor me eksperiencë”- tha Balluku.

Ajo gjithashtu u shpreh se është në diskutime më Bankën Islamike për ndërtimin e aksit Qukës-Qafë Ploçë si dhe për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konflikti në studion televizive: Bido dhe Noka në debat mbi ekstremizmin dhe poezinë

Deputeti i PD Flamur Noka dhe ai i PS,...

KLP nuk pranon propozimin e ILD-së për masë disiplinore ndaj magjistrates në Sarandë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar kërkesën e...

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca ndaj Sali Berishës

Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore në ngarkim të...

Trefishim i të ardhurave të bashkive, Demo: Granti i performancës po jep rezultatet

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi...