Ministria e Jashtme: Evitoni udhëtimet në Lindjen e Mesme për shkak të konflikteve

Më datë:

Teksa Lindja e Mesme është përfshirë nga një konflikt, ku po ‘përzihen’ shumë shtete, Ministria e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet në këtë rajon. Ministria këshillon shtetasit shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në rajon, të respektojnë rregullat e autoriteteve.

Njoftim i përditësuar mbi situatën në Lindjen e Mesme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme.

Ministria këshillon fuqimisht shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të rajonit deri në një njoftim të dytë. Ndërkohë, shtetasit e Republikës së Shqipërisë të cilët gjenden aktualisht në rajon këshillohen:

•Të tregojnë vigjilencë maksimale dhe të shqyrtojnë me përparësi mundësinë e largimit përmes linjave ajrore, për aq kohë sa ato vijojnë të jenë funksionale.
•Të ndjekin zhvillimet përmes burimeve mediatike të besueshme dhe kanaleve zyrtare të informacionit;
•Të respektojnë dhe ndjekin në çdo kohë udhëzimet e autoriteteve lokale;
•Të mbajnë dokumentet e udhëtimit dhe mjetet e komunikimit gjithmonë të gatshme;
•Në rast nevoje, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në rajon dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e tyre.

Në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës së sigurisë, mbyllja e hapësirës ajrore në një perimetër më të gjerë sesa vendet e prekura deri tani mbetet një mundësi reale, dhe fluturimet mund të anulohen pa paralajmërim. Për çdo çështje që lidhet me fluturimet, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore përkatëse. Autoritetet shqiptare janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë në kohë reale për çdo zhvillim të ri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vlora Hyseni para GJKKO-së, deklarata e parë pas arrestimit

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca...

Surprizë e dyfishtë në listën kuqezi, dy talente “braktisin” Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare U-21 ka nisur përgatitjet në rrugëtimin drejt...

Atentati ndaj vëllait të Fabio Dushkut, arrestohen tre persona në Greqi

Oficerët e policisë nga Nëndrejtoria Kundër Krimit të Organizuar...

Dyshohen se ndihmuan Agasin në arrati, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Janë lënë në  burg Embro Sulejmani dhe përgjegjësi i...