Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe homologu i tij grek Nikos Panagiotopoulos të mërkurën u takuan në Bruksel dhe ranë dakord që të zhvillojnë bisedime në fund të këtij muaji për masat e ndërtimit të besimit, (AA).
Bisedimet midis delegacioneve të të dy vendeve do të zhvillohen në Athinë nga 17-21 shkurt.
Akar dhe Panagiotopoulos gjithashtu nënvizuan rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të dialogut të hapur midis dy vendeve.
Në kuadër të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, Akar mori pjesë në seancën e mbajtur për vendet që morën pjesë në misionin e Mbështetjes së Vendosur të NATO-s dhe më pas u takua me ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Andriy Zagorodniuk.
Të dy homologët poashtu diskutuan zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin për çështje ushtarake.
Akar po ashtu mori pjesë në seancën e parë të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, i cili adresoi operacionet dhe misionet e aleancës.
Në takimin dy-ditor në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë sigurinë dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme me një theks të veçantë në luftën kundër DEASH-it si dhe rolin e aleancës në Afganistan dhe përgjigjen e saj ndaj vendosjes së raketave ruse.


