Ministri Pirro Vëngu takohet me kryeministrin Kurti në Kosovë, çfarë diskutuan

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare. Vëngu ka bërë me dije në rrjetet sociale se është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Ministri thotë se në bisedën mes të dyve e vendosën theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët.

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, njoftoi Vëngu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të pandehur për tunelin e Llogarasë/ Zbutet masa e sigurisë për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Gjykata e Posaçme ka vendosur zbutjen e masës së...

Petrit Ndoci nuk rikthehet në burg pas lejes/ Letra që la për familjarët: “Po largohem…”

Petrit Ndoci, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe...

Adele e pranon! Céline Dion është idhulli i saj…

Përveç miliona admiruesve që ka në mbarë botën, Céline...

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO ka thënë se çdo vendim për hapjen e...