12.5 C
Tirana

Ministri iranian i Mbrojtjes: Largimi i SHBA-së nga rajoni, kusht për uljen e tensioneve

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami, ka thënë se është kusht që SHBA të tërhiqet nga rajoni në mënyrë që tensionet në Lindjen e Mesme të marrin fund.

Ministria e Mbrojtjes e Iranit njoftoi se këto komente Hatami i ka bërë gjatë një telefonate me homologun japonez, Taro Kono.

Hatami e ka cilësuar si “krim të madh pa precedent” vrasjen e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, në territorin e Irakut nga ana e SHBA-ve dhe si “shkelje e rezolutave të OKB-së”.

Shefi i mbrojtjes iraniane ka thënë se prania ushtarake amerikane është faktori themelor i tensioneve në rajon.

“Është kusht që prania amerikane intervencioniste dhe okupatore të marrë fund sa më parë në mënyrë që në rajon të ulen tensionet dhe të arrihet stabiliteti dhe paqja”, ka theksuar Hatami.

Nga ana tjetër, ministri japonez i Mbrojtjes, Taro Kono, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për të vepruar në drejtim të uljes së tensioneve në rajon.

Ndërkohë, media e Japonisë raportoi se Kono ia ka kumtuar homologut iranian vendimin për dërgimin e Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF) për të garantuar lundrimin e sigurt të anijeve tregtare të lidhura me Japoninë në ujërat e rajonit.

Siç raportohet, Hatami nuk është përgjigjur negativisht ndaj vendimit japonez për të dërguar forcë ushtarake në rajon.

Ndryshe, Këshilli i Ministrave i Japonisë më 27 dhjetor vendosi të dërgojë task-forcë në Lindje të Mesme në kuadër të SDF-së, pasi kishte shprehur shqetësime për sigurinë e anijeve të saj në rajon pas disa incidenteve që ndodhën vitin e kaluar dhe tensioneve SHBA-Iran.

Megjithatë, Japonia kishte refuzuar ofertën e SHBA-së për t’iu bashkangjitur një koalicioni ndërkombëtar për sigurimin e ujërave në Ngushticën e Hormuzit.

Forca japoneze do të niset në rajon në muajin shkurt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...