13.5 C
Tirana

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Vaksina po vjen, në qershor e korrik do të kthehet normaliteti në vend

Më datë:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka thënë se pas ardhjes së vaksinës antiCOVID, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik.

Gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë, Zemaj ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.

“Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Ekspertët tanë, politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me COVID-19.
Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”, tha ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Zemaj tha se vaksina kundër COVID-19 po vjen në Kosovë.
“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave...

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...