Ministrat që përjashtohen nga fushata nga Majko, Ahmetaj, Denaj e Balluku, jo pjesë e drejtimit në qarqe

Më datë:

Nga 14 ministra të kabinetit qeverisës, kryeministri Edi Rama u besoj drejtimin politik të fushatës elektorale në qarqe vetëm 3 ministrave.

Elisa Spiropali ministre për marrëdhënie me parlamentit do të drejtojë fushatën në Kavajë, Vorë, Kamëz dhe Rrogozhine bashki që janë pjesë e qarkut te Tiranës. Mbulimi edhe i Vorës nga Elisa Spiropali, vjen pas heqjes të  kujdestarisë nga kjo Bashki e Ministres Belinda Balluku, e cila u investua në fushatën elektorale dhe promovoi figurën e Agim Kajmakut i cili rezultoi me probleme me drejtësinë greke dhe u largua nga posti kryebashkiakut e më pas iu fsheh drejtësisë shqiptare. Spiropali duhet të bëjë edhe punën që bënte në Kavajë Ministri Arben Ahmetaj i cili është lënë jashtë listës së ekipit drejtues të fushatës socialiste.

Përplasjet me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe pakënaqësitë e bazës socialiste në Lezhë prodhuan largimin e Sandër Lleshajt nga drejtimi punëve të partisë në këtë qark.  Si zgjidhje Rama rikthen në Lezhë ish ministren Lindita Nikolli.

Mbetet e paqartë nëse ministri turizmit Blendi Klosi do të vijojë të drejtojë të majtën e Beratit. Gent Cakaj dhe Besa Shahini që të dy anëtarë të kryesisë së PS, nuk i është besuar asnjë post drejtues në ekipin e fushatës elektorale.

Nga vija e  parë të betejës elektorale 2021,  janë përjashtuar edhe ministrat Ogerta Manastrirliu, Anila Denaj, Elva Margariti, Pandeli Majko, Eduart Shalsi, Etilda Gjonaj përfshi zëvendës kryeministrin Erion Brace drejtues i disa betejave elektorale në Berat dhe së fundmi si zonën e Divjakës në qarkun e fierit.  Ish ministri shëndetësisë Ilir Beqa rikthehet në Shkodër një bashki me probleme për socialistët pas largimit të Ditmir Bushatit si drejtues politik dhe kokëçarjeve që solli Valdrin Pjetri.

Ky zhvillim ku vetëm tre ministra caktohet të punojë në terren për fushatë zgjedhore, është një indikator i fortë i pakënaqësive ndaj ministrave dhe e bën më të mundshëm prerjen e biletës së tyre të largimit nga Rama, me gjasë që  në mbledhjen e asamblesë kombëtare. Deri më tani mësohet se janë dy ministra që i pret shkarkimi dhe po punohet në përzgjedhjen e emrave që i zëvendësojnë. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Zhvillim më i drejtë dhe i balancuar i territorit për çdo qytetar

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi sot nevojën për vizion të...

Hyrje-daljet në kufij, udhëtarët të detyruar të deklarojnë shumat mbi 10 mijë euro

 Udhëtarët që hyjnë ose largohen nga territori i Republikës...

Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë protestën e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se...

Vendim i Bordit të Transparencës: ulet çmimi i naftës në 183 lekë/litër

 Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur...